Aksident i rëndë në Prizren, makina bie nga ura, vdes 20-vjeçari

Një person rreth 20-vjeç ka vdekur si pasojë e një aksidenti  të ndodhur në Prizren, mëngjesin e sotëm. Policia tha se shoferi i veturës për shkak të shpejtësisë dhe kushteve të këqija të rrugës  ka rënë nga ura.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Këto informacione i dha për Gazetën Express Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren.

“Në mëngjes në orën 04:55 ka ndodh një aksident trafiku, është vetaksident, aksidenti ka ardhë se shoferi nuk e ka përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës, me një kthesë ka dalë jashtë rrugës dhe ka ra nga ura. Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe pasagjeri ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi për Express.

Ai tha se viktima është rreth 20-vjeç./Albeu.com/

 


Shtuar 22.01.2023 14:20