Një aksident i rëndë është regjistruar në dalje të qytetit të Peshkopisë gjatë ditës së sotme teksa dy persona kanë mbetur të dëmtuar.
Sipas raportimeve, një automjet i tipit “Golf” me drejtues shtetasin Alban Shoti 27 vjeç, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka përfunduar brenda një biznesi privat, berberhane.
Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje të rëndë si dhe një ndihmës berber që ndodhej në biznes.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Efektivi i policisë Veli Gjura ishte në shërbim në momentin e aksidentit për mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor, pasi në orën 19:00 Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës në Peshkopi.
“Dibër / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.”