Aksident i rëndë në Lezhë, makina përfundon në kanalin me ujë, plagosen tre të rinj

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, një aksident i rëndë është shënuar këtë mesditë në afërsi të Laçit.

Një makinë me shpejtësi ka rënë në një kanal me ujë. Për pasojë, tre të rinj janë plagosur.

“Laç/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19-vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18-vjeç dhe 2 të tjerët 17-vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Shtuar 21.03.2024 12:54