Mëngjesin e sotëm, një e moshuar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën në aksident tragjik të regjistruar në Greqi.
Media greke “Protothema”, raportopn se aksidenti është regjistruar rreth orës 05:40 të mëngjesit, në aksin kombëtar Patras – Pirgos, në lartësinë e Kato Achaia.
Viktima është një 75-vjeçare, e cila u tërhoq zvarrë nga një makinë që kalonte, teksa tentoi të kalonte rrugën.
E moshuara fatkeqe, me origjinë shqiptare, kishte udhëtuar nga Kos dhe po vizitonte një të afërm në Alissos.
Rrethanat e aksidentit tragjik janë duke u hetuar nga Policia Rrugore.