Aksident i rëndë në Elbasan, 3 persona përfundojnë në spital

Njw aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutave në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë transportuar në spital.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur  rreth orës 15:10, kur një 23 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë, janë lënduar pasagjerët në makinë, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia mes të tjerash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 16:30