Aksident i rëndë në Durrës/ Makina përfundon në korsinë e kundërt, plagosen 5 persona (VIDEO)

Paraditen e kësaj të shtune, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e mbikalimit të Plepave, duke shkaktuar plagosjen e disa personave.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe ambulancat, të cilat po japin ndihmën e parë të plagosurve dhe po punojnë për normalizimin e trafikut në zonë.

Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65-vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 18.10.2025 12:09