Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësoren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësore për vdekje.

Sipas policisë një automjet u drejtuar nga 24-vjeçari K.G ka përplasur për vdekje një këmbësore rreth 35-vjeçe e cila është ende e paidentifikuar.

Njoftimi:

Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.02.2023 19:59