Aksident i rëndë në Dibër/ Makina bie në greminë, një person në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Kastriot të Dibrës, ku një mjet tip furistradë ka dalë nga rruga kryesore, duke përfunduar në greminë.

Për pasojë janë lënduar dy persona, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën. Pasie ekipet mjekësore mbërritën në vendin e ngjarjes, kanë transportuar një prej të plagosurve drejt Tiranës me helikopter për mjekim më të specializuar.

Sakaq, policia po heton shkaqet e ngjarjes. Paraparkisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin nga shpejtësia mbi normat e lejuara.


Shtuar 9.01.2025 17:50