Një aksident është shënuar pak minuta më parë, në Sallmone, Shijak.
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Sallmone, Shijak. Burimet bëjnë me dije se si pasoje e aksidentit të dy mjetëve kanë mbetur të plagosur dy shtetas. Mësohet se të plagosurit janë dy të rinj të moshës 22-vjeçarë, të cilët ishin duke udhëtuar në makinën tip “Benz”.
Të lidhura
None found
Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/
