Aksident i frikshëm në aksin Lezhë-Laç, 2 makina dëmtojnë 8 të tjera të parkuara

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja e madhe njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve. Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.


Shtuar 18.07.2024 23:08