AKSHI ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra publike dje në rrjetet sociale, sipas të cilave drejtuesja e saj kishte shpenzuar disa mijëra euro në një hotel në Izrael.
Përmes një reagimi publik, AKSHI thekson se një udhëtim nuk është bërë asnjëherë nga drejtuesja e institucioni në Izrael, duke shtuar se pavarësisht kësaj, kostoja nuk ishte 5 mijë euro, por 1 400 euro, për dy veta, në dy netë.
“Qartësojmë se Drejtoresha e AKSHI-it nuk e ka zhvilluar vizitën e programuar në Izrael e megjithatë në e-mailin e servisur, në monedhën izraelite për rezervim hoteli, vlera është 4 herë më e vogël, 1,400 euro dhe jo 5,500 euro, për 2 persona, per 2 netë”, thekson AKSHI duke shtuar se “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhje që disa media kanë rënë pre e një sulmi të ulët dhe lajmi të rremë ndaj kreut të Institutionit”.
Reagimi i plotë
FAKENEWS! Zero para të harxhuara për një udhëtim që s’është bërë kurrë!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpreh keqardhje që disa media kanë rënë pre e një sulmi të ulët dhe lajmi të rremë ndaj kreut të Institutionit.
Të paguarit për fushata elektorale në Tiranë, po keqpërdorin ekspozimet e e-maileve të iranianëve duke kryer vepër penale, në kundërshtim të hapur me urdhërin e Prokurorisë. Përmes një fakeneës-i, pretendohet se kreu i AKSHI-it keqpërdor paranë publike.
Qartësojmë se Drejtoresha e AKSHI-it nuk e ka zhvilluar vizitën e programuar në Izrael e megjithatë në e-mailin e servisur, në monedhën izraelite për rezervim hoteli, vlera është 4 herë më e vogël, 1,400 euro dhe jo 5,500 euro, për 2 persona, per 2 netë.
Sulme të tilla, nga individë me agjenda politike, kanë si synim të dëmtojnë imazhin e Institucionit për qëllime të ulëta politike.
AKSHI do e ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore deri në ndërshkimin e çdo të papërgjegjshmi që sulmon institucionet publike dhe keqpërdor të dhëna.