Zv/kryemimistri Arben Ahmetaj ka folur në lidhje me vendimet që ka marrë qeberia në mbledhjen e ditës së sotme.
Ahmetaj tha se një nga vendimet ka të bëjë me mënyrën sesi do të shpërndahen apartamentet dhe njësitë individuale për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe zbuloi se shpërndarja do të fillojë më 25 nëntor të këtij viti.
“Vendimi ka të bëjë me mënyrën sesi do të shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet në zonat e dëmtuara duke filluar që nga 25 nëntori I këtoj viti, ku do bëhet shpërndarja e parë. Në vendim është përshkruar në mënyrë transparente mënyra e ndarjes së apartamenteve, pasi kalon lista aprioritare në bazë të ligjit. Lista aprioritare ka të bëjë me disa kategori; familje me ndihmë ekonomike, familje nënave të vetme, të moshuarit e vetëm, familjet e policëve të vrarë. Ndërs apër pjesn tjetër, mënyra sesi do të shpërndahen apartamentet do të jetë me short publik transparent që do të zhvillohen nga njësitë vendore. Që do të thotë, qytetarët që do të përfitojnë apartamente apo njësi individuale do të jenë përballë shortit publik ku do të përputhem vlerësimi i shpërblimit për ta me apartamentet e ndërtuara kohë pas kohe”, tha Ahmetaj./albeu.com