Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pirg. Policia bën e me dije se rreth orës 17:50 një konflikt ka agravuar në perdorimin e thikave ku për pasojë është plagosur një 14-vjeçar.
Fatkeqësisht i mituri nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital. I riu është identifikuar me inicialet E.XH. Autori, një 14-vjeçar është shoqëruar në spital për të marrë mjekim dhe është nën mbikëqyrjen e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit që sollën këtë ngjarje tragjike.
“Maliq/Informacion paraprak. Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.