Afrika e Jugut me rekorde të frikshme Covidi, rreth 27 mijë raste të reja sot

Afrika e Jugut njoftoi një numër rekord të rasteve të reja me COVID-19 sot, një valë e katërta besohet të shkaktuara kryesisht nga varanti Omicron.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Transmetuese (NICD) regjistroi 26,976 raste të reja në 24 orët e fundit, një numër që tejkaloi pikun prej 26,485 infeksionesh në fillim të korrikut, gjatë valës së tretë të shkaktuar nga varianti domonant i atëhershëm, Delta.

NICD raportoi gjithashtu 54 vdekje nga Covid-19 dhe 620 shtrime të tjera në spital./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 20:44