Afera Eco-Tirana/ Klevis Balliu: Veliaj ka vjedhur 2.4 milionë euro, “kolegët” e tij në SPAK të zbatojnë ligjin

KLEVIS BALLIU:Pasi përlau incineratorin e Tiranës, pasi krijoi bashkë me kolegët drejtorë kompaninë “5D” për të marrë 100 përqind të çdo fondi, i pangopuri i Bashkisë gllabëron disa milionë euro të tjera.

E bën këtë me platformën mafioze Eco-Tirana, një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante, një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve.

Pronari faktik i inceneratorëve dhe kryetari i organizatës kriminale “5D”, arkitekti i Eco Tiranës, vetëm me naftën, ka vjedhur 2.4 milion Euro.

Eco Tirana, është kompania që mbledh plehrat dhe sipas Bashkisë, makinat e plehrave, kanë harxhuar 2.4 milion euro në Tiranë, vetëm naftë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Eco Tirana ka mbledhur edhe plehrat në Verona.

U bëjmë thirrje ‘kolegëve’ të Veliajt në SPAK të distancohen nga ‘kolegu’ i tyre dhe te zbatojnë procedurat ligjore. Veliaj që nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe në këtë moment kur është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë, nuk i ndal grabitjet.

Me sa duket ndjehet i sigurt se kolegët nuk do ta trazojnë. Ato garanci që ia kanë dhënë ‘kolegët’ nuk ia japim ne dhe as populli opozitar i ngritur në këmbë kundër vjedhjeve “5D”.

Nuk ka koleg qe e shpëton atë dhe bandën e tij nga aksioni anti-vjedhje që kanë nisur qytetaret dhe opozita. Të martën ora 11:00, sërish para Bashkisë, sërish të bashkuar dhe të vendosur përballë së keqes dhe bandave të saj që kanë pushtuar shtëpinë e parë të Tiranës”.


Shtuar 9.05.2024 13:44