Acar, ngrica dhe dëborë, kështu parashikohet të jetë MOTI për ditën e hënë

Nesër (e hënë dt.24) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonën Verilindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

RESHJET

Nesër (e hënë dt.24) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Korçë ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje. Në Verilindje reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit.

Nesër (e hënë dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: -4 / 4 °C

Në vendet e ulëta: -7 / 3 °C

Në vendet malore: -15 / -3 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë./albeu.com/


Shtuar 24.01.2022 09:10