Abuzonte me nxënëset por s’bëri as 1 vit burg! Mësuesi pedofil rikthehet të japë mësim mes Beratit (VIDEO)

Një shtetas i dënuar në vitin 2003 për “ngacmim seksual” dhe “pedofili”, është emëruar si mësuar për lëndët e Fizikës dhe Informatikës.

Ky skandal ka ndodhur në Berat në shkollën “22 Tetori” dhe shtetasi në fjalë është 62 vjeçari Ëngjëll Bregu.

Denononcimi për këtë ngjarje të rëndë është bërë nga vetë prindërit e fëmijëve të cilët kanë shprehur shqetësimin për fëmijët e tyre dhe kanë kërkuar largimin e mësuesit.

Shqetësimit të prindërve, drejtoresha e shkollës u është përgjigjur se shtetasi në fjalë është emëruar nga DAR dhe jo nga ajo.

Vetë nxënësit janë shprehur se janë në dijeni të asaj çfarë ai ka bërë në të shkuarën ndërkohë një nga nxënëset është shprehur se ai e shikon në mënyrë ndryshe dhe e bezdis.

Nxënësja: Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit.

Mënjëherë pas denoncimeve dhe interesimit të medias, drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej nga ambientet e shkollës si dhe I ka kërkuar DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Personi (me xhup të kuq) që shikoni në videon më poshtë duke u larguar është Ëngjëll Bregu pasi iu kërkua të largohej nga ambientet e shkollës.

Çfarë ka ndodhur në vitin 2003?

Disa nxënës të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” në Berat kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan mësuesin si maniak, pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg, por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

Pas kryerjes së dënimit, ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin “Hinkë” më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit “Çiflik”, po në bashkinë Dimal, për të qënë më afër shtëpisë.

Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat, ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit.

Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë, se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni, DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua sërish.

Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor, me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur, mësuesi Ëngjëll Bregu, u rikthye në arsim dhe prej 1-jave është emëruar në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”, në qendër të qytetit të Beratit. /albeu.com/

 


Shtuar 27.11.2021 12:38