Abuzoi prej 4 vitesh me vajzën e nipit të tij, merret vendimi për 53-vjeçarin

Sot ka dalë para gjykatës, Kabul Hunda, 53-vjeçari i arrestuar në Gjirokastër pasi abuzonte prej të paktën 4 vitesh me një vajzë të mitur.

Burimet bëjnë me dije se Hunda është lënë në burg pa afat për akuzën e përdhunimit të vajzës, e cila ishte e bija e nipit të tij.

Ngjarja e rëndë u mësua vetëm pak ditë më parë ku vajza përfundoi në spital me hemoragji të brendshme, të dyshuar abort spontan. Vajza e dhunuar, 16 vjeç ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht prej moshën 12 vjeçare. I arrestuari për këtë krim të rëndë ka mohuar ngjarjen por është shprehur se do të flasë në një moment të dytë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. /albeu.com/