Abuzoi dhe la shtatzënë 20-vjeçaren me probleme mendore, merret vendimi për 56-vjeçarin

Ditën e sotme është marrë vendimi për 56-vjeçarin nga Roskoveci Petrit Arapi i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Gjykata e Fierit mësohet se ka vendosur “arrest me burg” për Arapin.

Rikujtojmë se vajza e abuzuar seksualisht nga 56-vjeçari është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. /albeu.com/

 


Shtuar 9.08.2021 11:40