Ndonëse asnjë nga ndërkombëtarët nuk e ka uruar publikisht për zgjedhjen e tij në krye të PD, përmes procesit të zhvilluar ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha la të kuptohet se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur privatisht.
“Si ndiheni që s’ju kanë uruar ndërkombëtarët për zgjedhjen në krye të PD?”, ishte kjo pyetja të cilës Berisha iu përgjigj gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë Kuvendit, duke thënë: “Ku e di ti”.
Në seancën plenare të ditës së sotme Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali kanë shkëmbyer replika mes tyre. dhe në dalje të parlamentit Berisha ka hedhur akuza ndaj Spiropalit duke i thënë se do të denoncojë çdo aferë që sipas ish-Kryeministrit ka kryer ministrja.
“Situata në parlament është e sëmurë. Të cilët i shtyn Edi Rama të bëjnë punën tuaj. Të gjitha kanë qëllim si të maskohen vjedhjet e tyre. Kjo Spiropali një e dy e ngrihet. Spiropali është e vetmja. Shko lexo tenderat e burrit të Spiropalit. Ja jep Enklit, të vëllait. A ka vjedhje më të hapur sesa tenderi publik i jepet kunatit. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit. Kjo është e tëra pse mediet janë në këtë gjendje. Duhet të bëjmë një aleancë ku secila palë respekton pavarësinë, një aleancë për të bërë transparencë të plotë të të gjitha mbledhjeve të ministrave. Zonja thoshte po flet nga një portal. Vëllai i Elizës është mrekulluar nga burri i Elizës. Tani fajin e ka portalin? Këta i ka kapur frika dhe tmerri nga vjedhjet e tyre”, tha Berisha mes të tjerash.