A po i mban Basha, Berishën dhe Kryemadhin me qëllim larg fushatës?

Lulzim Basha hapi ditën e djeshme zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike, ndërsa shqetësuese ishte mbledhja e madhe e njerëzve në një kohë kur COVID-19 merr dhjetëra jetë çdo ditë.

Por ajo që u vu re në, gjatë kohës që Basha mbajti fjalim ishte mungesa e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, dy figura qëndrore të opozitës.

Sali Berisha nuk e ka komentuar mungesën e tij, ndërkohë që Monika Kryemadhi ka reaguar e irrituar, kur është pyetur pse nuk e ftoi Lulzim Basha në hapjen e fushatës, duke qenë se janë aleatë.

Kryemadhi, duke mos e fshehur acarimin, ka bërë përgjegjës për mungesën e saj këshilltarët izraelitë të PR-së së Bashës, të cilët i ka quajtur me përçmim çifutë, një term ky i dënueshëm.

“Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”, tha ajo.

Duket se Basha ka preferuar të mbajë të pastër imazhin në këto zgjedhje, pa përfshirë Berishën dhe Kryemadhi të cilët duhet thënë se mbajnë mbi vete tashmë shumë akuza që nuk i shërbejnë PR që bën Basha. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2021 13:41