Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj është vendosur në një pozitë të vështirë ditën e sotme nga pyetja e njërës prej gazetareve.
Ajo e pyeti lidhur me arrestimin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Pyetja: A mban qeveria përgjegjësi politike institucionale apo morale që një sërë ministrish kanë lejuar, sipas SPAK që kolegu Lefter Koka me një dorë të vetme, me një tender të marrë përafërisht 4 milionë dollarë ryshfet. A kanë qenë motivet e kolegëve tuaj në ministri të ngjashme me ëkto të Leftr Kokës për të mbyllur sytë në kët proces?
Ahmetaj: Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive as politike.
Përgjigjja e zv/ kryeministrit ishte e shkurtër dhe menjëherë tentoi të hynte në godinën e kryeministrisë por u ndalua nga një gazetar tjetër i cili e pyeti se ku do të përfundojnë mbetjet e Elbasanit.
Ahmetaj tha: Ka një procedurë ligjore qoftë për asetin publik të incineratorit të Elbasanit./albeu.com/