Avokati i vrasësit të Caroline Crouch ka folur në lidhje me lajmet se Babis Anagnostopoulos ka pasur një lidhje jashtëmartesore ndërsa ka qenë i martuar.
Avokati ka thënë se. “klienti im thotë se nuk ka pasur asnjë lidhje as para dhe as gjatë ngjarjes. Në fakt, nuk ka dalë asnjë provë në dosjen e çështjes. Ai as nuk e njeh atë grua. Ky është qëndrimi i klientit tim”.
“Mbrojtësi” i Anagnostopoulos vuri në dukje se nuk ka asnjë ndryshim në aktakuzën kryesore: “Sigurisht që ai përmend disa gjëra në një kohë më të hershme. Por tani çështje kyçe është çfarë ndodhi atë natë fatale në Glyka Nera dhe si u shkaktua e gjithë kjo situatë. Kjo nënkuptohet edhe nga propozimi i prokurorit ”.
Ai iu referua edhe raporteve që japin versione të ndryshme të krimit, duke thënë: “Klienti im është ai që nëse do, do të përgënjeshtroj raportet. Përderisa ka prova që mund t’i japin diçka më shumë çështjes ose të rrëzojnë diçka, edhe nesër ato mund të dorëzohen për t’u vlerësuar”.
Kujtojmë se një muaj më parë kishte shpërthyer si bombë lajmi se vrasësi Babis Anagnostopoulos kishte një lidhje paralele me një grua tjetër , sipas zbulimit të mikut të tij.
Dëshmia u konsiderua kyçe për ecurinë e hetimeve, duke plotësuar në një farë mënyre enigmën e marrëdhënies së trazuar martesore të 34-vjeçarit me Caroline Crouch./albeu.com