A ka pasur dorëheqje të policëve që kanë përdorur “SKY”? Përgjigjet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë një bilanc të punës në terren të forcave të rendit.

Sipas Rrumbullakut, policia është një partner i besueshëm. Ai tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast kur një punonjës i policisë të japë dorëheqje, për shkak të rregullores së vendosur, që të gjithë punonjësit me uniforma të largohen nëse kanë folur me SKY apo EncroChat.

“Procesi i vetëpastrimit të policisë mbetet një nga aspektet kryesore. Sa i takon dorëheqjeve të punonjësve të policisë për shkak të përdorimit të SKY, s’ka të tilla”, tha ai.

 

 


Shtuar 7.12.2023 11:53