A janë ndarë? Adelina Tahiri i vë “pikat mbi i” marrëdhënies së saj me bashkëshortin

Adelina Tahiri ka folur për marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me burrin e saj, ku ka sqaruar dhe fjalët mbi ndarjen e mundshme të tyre.

Ajo u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron.

“Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar”, tha Adelina.

“Edhe pse më kanë gjykuar pafund për diferencën në moshë, meshkujt në moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, shtoi këngëtarja./Albeu.com/


Shtuar 29.04.2023 10:27