A e keni bërë ju? Ambasada zbulon gabimin që mund t’ju skualifikojë direkt nga Lotaria Amerikane 

Ditët e aplikimit të lotarisë amerikane janë ditë të shënuara për shqiptarët të cilët pretendojnë një të ardhme në SHBA. Ndërkohë që aplikimet vazhdojnë ende, ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm.

Ambasada njofton se të gjithë personat duhet të dorëzojnë vetëm një aplikim, pasi në të kundërt do të skualifikohen.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov“, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

Aplikimet për lotarinë amerikane do të vijojnë dhe ditët e para të muajit Nëntor. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.11.2021 10:58