A duhet të rrimë me kripën e detit pas plazhit? Dermatologët tregojnë si të veproni pasi dilni nga uji

Deti na ofron shumë minerale të duhura për organizmin tonë, ndaj të përpiqemi t’i shfrytëzojmë sa më mirë.

Ja përse, të kaloni pushime në det gjatë verës është e shëndetshme.

Dielli, jodi dhe uji i kripur janë elementë shumë të mirë kundër stresit, celulitit. Uji i detit është i pasur me elementë si magnezi, zinku etj. Magnezi penetrohet në lëkurë dhe lirohet në gjak. Natriumi (kripa), prezent në ujin e detit, është aleat i mirë i lëkurës, sepse provokon një ‘scrub’ natyral në gjëndje të eliminojë qelizat e vdekura, duke bërë lëkurën e fytyrës dhe të trupit të butë dhe të relaksuar. Deti është burim shëndeti për ata që vuajnë nga anemia, depresioni sëmundjet alergjike të lëkurës, reumatizma, psoriazis.

Minerale në ujin e detit
Në det mund të gjejmë mes një dallge te tjetra rreth 90 minerale. Sigurisht, është vështirë t’ua kujtosh të gjithave emrat, por më të njohurat dhe në vend të parë është jodi. Përveç këtij minerali, gjenden dhe magnezi e potasi, të duhura për organizmin në shumë aspekte shëndetsore.

Stres dhe qarkullim
Ky përqendrim me kripëra minerale lejon t’i japim organizmit një mundësi për të larguar stresin, për më tepër favorizon edhe qarkullimin. Për të përfituar nga kjo e mirë, janë shumë të mira ecjet me këmbët në ujë deri tek kaviljet.
Lëkura. Pas një zhytjeje lëkura duket tonike dhe e shkëlqyeshme, më e lëmuar dhe e “pastër” nga qelizat e vdekura, si një lëkurë natyrale, që uji i detit arrin të kryejë në mënyrën më të thjeshtë dhe më efikase. Jodi pastron lëkurën me një aksion dezinfektues dhe antiseptik. Nga pikëpamja dermatologjike është e njohur se ata që vuajnë nga aknet, puçrat dhe plagët apo shenjat, falë ujit të detit mund të kenë rezultate të shkëlqyera. Për dermatitet atopike, e përhapur mes të rriturve dhe të vegjëlve, një zhytje në det si dhe shëtitjet në breg janë me të vërtetë shumë të shëndetshme, aq
sa është bërë dhe filozofi në disa qendra SPA-je në disa prej qyteteve më të mëdha të botës.

Celuliti
Jodi është në gjëndje të luajë një aksion, përveçse sipërfaqësor, edhe shumë më të thellë, ja përsetë bësh një zhytje në det ndihmon edhe organet e brendshme. Celulitit edematoz është një ndër ato situata të cilat mund të kurohen apo të ndihmohen edhe thjesht duke notuar në det.

Kilet e tepërta
Duke notuar në det, muskujt tonifikohen dhe si pasojë humbisni kilet e tepërta. Sigurisht, duke ndjekur një dietë të përshtatshme dhe të pasur me fruta e perime. Metabolizmi, stimulohet nga mikroelementët detarë si jodi, në gjendje për të shpejtuar metabolizmin dhe të favorizojë humbjen
në peshë.

Flasin ekspertët: Sa kohë duhet mbajtur kripa e detit në trup
Gjatë sezonit veror, plazhi është vendi më i frekuentuar dhe i preferuari i të gjithëve, për shkak të vapës dhe temperaturave të larta. Por, asnjëherë nuk jemi të sigurtë për cilësinë e ujit duke qenë gjithnjë të ekspozuar ndaj infeksioneve të shumta, sëmundjeve të lëkurës, alergjike, mykotike dhe jo vetëm. Një prej dilemave që na shoqëron pas larjes dhe notit në det është fakti nëse duhet të qëndrojmë për një kohë të gjatë me trupin e lagur me ujë me kripë apo jo. Sipas dermatologëve kripa e detit ose solucionet fiziologjike, nuk duhen mbajtur gjatë në trup. Edhe për detin janë të njëjtat probleme që janë edhe për pishinën. Mbajtja gjatë e ujit të detit mund të shkaktojë dermatit irritativ. Duhet të jeni të kujdes’shëm pasi prania e kripës në trup mund të shkaktojë probleme, kështu që nuk keni pse për ta mbani aq gjatë./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 18:19