“A do të vazhdojë revolucioni?”, Noka dhe Bushati përplasen në studio: Ti e di se bëhet me shpata dhe dhunë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka debatuar në studion e emisionit “Open” me ish-deputetin socialist, Ervin Bushati.

Bushati pyeti nëse “revolucioni” që paralajmëroi Berisha do të vijonte dhe Noka ja ktheu se ai e mendonte revolucionin si luftë me shpata, pasi sipas tij ai ishte me mendësi bolshevike.

Noka shtoi se PS nuk mund t’i fitojë zgjedhjet duke marrë peng Enkelejd Alibeajn.

Pjesë nga debatet në studio:

Blushi: Kemi përballë errësirën, një pushtet vendor monist që i çoi bashkitë në prag të falimentit. Këta janë të gjithë nëpër burg, jo vetëm ky. Këta i kanë që nga kryeministri e deri te Veliaj për burg.

Noka: Ne bëhemi bashkë me njëri-tjetrin, ndërsa ju bëhuni bashke me krimin dhe drogën. Dhe sigurisht të kesh nën sqetull Alibravën.

Bushati: Revolucioni i Berishës përfundoi në mes, a do e vazhdoni apo e mbyllët?

Noka: Ti si Bolshevik që je mendon revolucion me shpata dhe dhunë, por revolucioni paqësor vazhdon.

Bushati: Të kthehet babai politik dhe të vrasë djalin politik, kjo është për Guines.

Noka: Berisha do mundë edhe Ramën për herë të tretë. Ty stë vjen zor që qesh. Pse ke marrë peng Bashën dhe Alibravën ti, do të thotë se do fitosh? Harroje more. Vota e shqiptarëve do ju marrë para. Këta kanë paratë dhe në bazë të thasëve të parasë ju dalin rezultatet.

Blushi: Për cilat zgjedhje zoti Bushati? Ato ishin zgjedhje moniste.

Noka: Po pse duhet të fitoni ju? Ke rritur rrogat? Ke rritur pensionet? Një politikan kur del e thotë do të fitojmë tregon se çfarë do të realizojnë. Ke thënë që do e kthejmë Shqipërinë në Kolumbi, e bëre këtë gjë.

Bushati: Unë e kam thënë që Luli shitet, apo jo.

Noka: Po e ke thënë, po ti e ke ditur sepse keni qenë në tentativë për ta blerë.


Shtuar 15.03.2023 21:47