Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ai ka folur për gjyqin që po zhvillohet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe është shprehur se kjo pranverë do të jetë me një dimension historik.
“Asgjë nuk do të jetë si më parë, kjo pranverë do të jetë me një dimension historik në zhvillimet politike, me dramaticitetin dhe ndryshimin e ekuilibrave, që do të sjellin. Mendoj se tani Gjykata Kushtetuese është në një debat të fortë. Mendoj se nuk është këshilluar mirë Presidenti, i cili shprehet dhe mediatizon pozicionin e vet, pikërisht në këtë kohë, kur gjykata po merr një vendim për pozicionin e tij. Gjykata Kushtetuese gjykon vendimin që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë dhe merret mbi ato prova që depoziton Kuvendi. Do ishte hera e parë në Shqipëri që të përcaktojë akuzat mbi Metën si shkelje të rënda të Kushtetutës. Termi “shkelje e rëndë kushtetuese” nuk ka të bëjë me fjalët e Metës, por ajo duhet të jetë e barabartë me shkelje penale. Ne nuk dimë që z. Meta të ketë një shkelje penale. Por tani duhet të mbizotërojë heshtja, për të pritur Gjykatën Kushtetuese, pasi ata kanë shtetin dhe përcaktojnë çfarë është Kushtetuta. Janë njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë në këto momente. Deklarata e Metës se nuk e shkarkojnë dot nuk ka lidhje me asnjë aspekt ligjor, por me një këshillim jo të mirë që i bëjnë këshilltarët atij. Është një këshillim i keq që i bëhet Metës. Nuk ka asnjë argument juridik që ai mund t’i mbivendoset Gjykatës Kushtetuese, është maja e majës. Gjykata do të quajë nul ose të vlefshëm vendimin e Kuvendit për Metën”, tha ai./albeu.com