Artur Zheji: Aleancat e Moskës kanë trazuar kancelaritë perëndimore, çfarë pritet të ndodhë

Analisti Arthur Zheji është shprehur se aleancat e Moskës kanë trazuar kancelaritë perëndimore.

Komentet Zheji i bëri në studion e “Open” në News24, ku ka bërë një analizë të situatës.

Sipas tij, presidenti rus ka lidhur një aleancë masive me shtete si Brazili,India, Irani dhe Afrika e Jugut, ç’ka sipas Zhejit mund të zerojë edhe pasojat e sanksioneve të marra nga Perëndimi.

“Kundër loja e Putinit është shumë e rrezikshme. Mbajti një kas të rrezikshëm me Kinën, krijoi një aks me Indinë, bëri pakt me Iranin, Brazilin Afrikën e Jugut, një aleancë 3 milion njerëzish pakt anti oksidental. kjo ka krijuar një gjendje të rëndë në kancelaritë botërore, janë rralluar konferencat e zyrtarëve, nuk ka kthim pas në qëndrimin ndaj agresionit rus, janë bërë kalkulime të tmerrshme.

Aleancat nëse janë të qëndrueshme, sanksionet ndaj Moskës zërohen. Perëndimi është duke përpunuar një strategji Perëndim Lindje, edhe mediat e kanë spostuar nga lajm i parë në lajm të dytë e më pas në lajmë bota”, tha ai.

Zheji u shpreh se Putin është gënjyer nga shërbimet e inteligjencës, duke menduar se Ukraina do të ishte e lehtë për tu pushtuar.

“Ukrainasit janë një popull i bukur, ambicion, por nuk e kemi ditur që do zbulohej një ditë në një popull me patriotizëm e moral të lartë, që në perëndim duhen si retorikë folklorike. lidhja me vlerat, flamurin, tokën, identitetin, është një surprizë e madhe. këtë surprizë e kishte edhe Perëndimi edhe Putini që nuk besonte se psikologjikisht Ukraina do të rezistonte më shumë se 2-3 javë, se ariu rus po sulmonte dhe Ukraina do kapitullonte nga frika.

Kur amerikanët i ofruan një aeroplan presidentit për tu larguar, ai kërkoi armë. Kjo rezistencë ka habitur të gjithë botën.

Shërbimet sekrete e kanë gënjyer Putinit sepse kanë pasur frikë të raportojnë dhe ia kanë bërë Ukrainën një shëtitje. gabimi më i madh i strategjisë ushtarake ishte se me 4-5 kolona të gjata me tanke që nuk do ndeshnin rezistencë, do të pushtonte vendin”, tha Zheji./albeu.com/