A do të riktheheni edhe ju si Sali Berisha? Flet Alfred Moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka treguar nëse po përgatit një rikthim si Sali Berisha apo jo.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në, ku ka folur për situatën politike në vend dhe ka deklaruar se rikthimi i Berishës në pushtet do të ishte “fundi i dynjasë”.

I pyetur nga Ylli Rakipi nëse edhe ai ka ndërmend të rikthehet si Berisha, Moisiu tha se në moshën që ka nuk mund të rikthehet dhe se Shqipëria ka njerëz mjaftueshëm për të drejtuar, por ata duhen gjetur.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Kjo botë siç ka vajtur me këtë konfuzion, kanë ikur edhe të rinjtë… Edi Rama është në këtë sikletin që po zgjedh presidentin e ri. Po sikur të të thotë Edi Rama, të bëhesh president.

Alfred Moisiu: Unë nuk kam moshë tani.

Ylli Rakipi: E zëmë se ta tha. Të dërgon Spiropalin dhe Ballën. Pse këta të tjerët moshë të re janë?

Alfred Moisiu: Unë marr përsipër gjërat që mund ti kryej. Sa për dijeni kur u zgjodha unë atëherë, të nesërmen isha në krye të shoqatës së Atlantikut. Më pyet një gazetar, më thotë zoti Moisiu, u zgjodhët president por a e bëni dot këtë punë? Unë thashë, i kam hipur dhe zbritur kalit disa herë. E njoh shtetin, kam qenë ministër, zv ministër. Kam edukatë të tillë, se si duhet konceptuar shteti. Shteti nuk është për tu mjelë. Politika është mision. Një njeri që hyn në politikë, i lë vetes detyrë misionari. Këtu hyjnë në politikë për tu pasuruar.

Ylli Rakipi: Pra ju nuk pranoni?

Alfred Moisiu: Ky vend ka njerëz, por duhen gjetur.

Ylli Rakipi: Edhe Joe Biden është 80 vjeç. Problemi është te përgjegjësitë që marrim. Në këtë plan them, ky vend kaq konfuz, por të të thërriste, a do ti përgjigjeni?

Alfred Moisiu: Nejse është një tjetër çështje. Por unë jam i mendimit që Shqipëria ka njerëz. Por, kjo klasë politike ëëhtë e dështuar.

 


Shtuar 28.03.2022 22:04