A do të privatizohet “e-Albania” pas skandalit të të dhënave? Si përgjigjet ministrja Balluku

Portali qeveritar “e albania” nuk do të privatizohet pas skandalit të publikimit të të dhënave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas pyetjes lidhur me sigurinë e të dhënave që gjenden në portalin “e albania”.

Balluku tha se kompania “Jones Group” do të kontraktohet për mbrojtjen e të dhënave.

Pyetje: A ka qeveria projektligj që “E Albania” të menaxhohet nga privati?

Balluku: Nëse ky është një lajm që qarkullon është i rrem. Nuk ka plan për privatizim i “e albania”. Të dhënat personale disponohen tashmë dhe janë kthyer në lojë por nuk ka një plan të tillë. Për hapat, Rama e ka bërë me dije që në Janar kemi kërkuar mbështetje të një kompania të madhe Jons Group që sot e ka një prezencë në Shqipëri. Mbron për sulmet kibernetike. Kemi kërkuar të vijën ditët e para në janar për të bërë një analizë për databaset./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 13:34