A do të jepte dorëheqje për skandalin e pagave nëse do ishte kryeministër? Përgjigjet Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha ka folur mbi skandalin e pagave të publikuara para ca ditësh dhe tha se në çdo vend të botës, kryeministri do kishte dhënë dorëheqjen. Ndërsda e përfshiu edhe veten duke thënë se do jepte dorëheqjen pa e diskutuar.

Berisha: Kryeministri do ishte shkarkuar me ceremoni në një vend tjetër të botës.

Çani: Po ti do jepje dorëheqjen?

Berisha: Padiskutim që po. Janë dy etapa, njëra anë është thyerja e kodeve të AKSH dhe shpërndarja e tyre në WhatsApp. Mund të them vetëm një gjë, për sigurimin e kodeve të tyre janë harxhuar 30 milionë euro.

Imagjino sesa mund të sigurojë Ilir Beqja. Mund të bëjë një gjë të vjedhë nga mëngjesi deri në darkë sepse është në një nga kompanitë e sigurimeve.


Shtuar 24.12.2021 21:52