A do nis viti i ri shkollor në Maqedoni me prezencë fizike?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin që mësimi nga shtatori të nisë me prezencë fizike.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovskaka tha se të përjashtuar nga mësimi me prezencë fizike do të jetë fëmijët me sëmundje kronike ose ata të cilët në familjet e tyre kanë anëtar të sëmurë kronikë.

Sipas saj, të njëjtëve do t’u mundësohet mësimi online. Mirëpo, siç tha Carovska, mësimi me prezencë fizike do të realizohet deri në momentin që nuk përkeqësohet gjendja me Covid 19.

“Duhet ta dimë se me mësim me prezencë fizike do të realizohet deri në momentin që na lejon Komisioni për sëmundje infektive , në rast se përkeqësohet gjendja ose futemi në rrezik më të madh nga ajo që jemi sot atëherë sigurisht se jemi të gatshëm për të ndryshuar skenarin e cila do të na rekomandohet si më e përshtatshme”- deklaroi Mila Carovska.

Ajo u shpreh e kënaqur me mbi 62 % të mësimdhënësve të vaksinuar. Por, pranoi se përqindja duhet të rritet edhe më shumë.


Shtuar 17.08.2021 17:44