A dështoi Monika Kryemadhi me drejtimin e LSI? Meta i shmanget pyetjes

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar përballë gazetarëve se konferencën e fundit për shtyp në Presidencë do ta japë më 24 korrik të vitit 2022.

“Konferencën e fundit për shtyp e kemi në 24 korrik këtu. Merruni me votat, me kontestimet, me kutitë që kanë pasur fletë tepër”, tha ai.

I pyetur nëse dështoi Monika Kryemadhi me drejtimin e LSI, Presidenti refuzoi të jepte një përgjigje duke u kërkuar gazetarëve që të merren me procesin e zgjedhjeve.

“Pyeteni vetë zonjën në fjalë për këtë çështje. Unë po ju ftoj, shikoni dhe ndiqni procesin me transparencë të plotë aty i mbani sytë, lerini këto shashkat sa këtej andej,” tha Meta.

Shtuar 30.04.2021 02:04