8 Marsi, mesazhi i Ramës: Nuk ka lule që ua merr nurin grave të sakrificës (VIDEO)

Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kreu i shtetit, shihet duke ndarë trëndafila për festën e 8 Marsit.

Mesazhi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar.


Shtuar 8.03.2024 08:23