Ministri i Brendshëm Turk, Ali Jerlikaya ka njoftuar këtë të enjte se policia turke ka arrestuar 70 persona të dyshuar si të lidhur me grupin e armatosur të ISIS në kontrollet e kryera në të gjithë vendin gjatë kësaj jave.
Jerlikaya njoftoi se sasi të mëdha parash, materiale dixhitale dhe fatura për transaksione bankare “Haëala” – një sistem informal i transferimit të parave në disa pjesë të botës myslimane, u zbuluan gjatë kontrolleve.
Sipas raportimeve të Associated Press, në fund të dhjetorit, forcat turke të sigurisë arrestuan edhe 32 persona të dyshuar si anëtarë të IS-it, të cilët, sipas mediave vendase, dyshohet se po planifikonin sulme në sinagoga, kisha dhe ambasadën e Irakut. Një javë më parë, policia arrestoi 304 luftëtarë të dyshuar të IS në të gjithë Turqinë në atë që dukej të ishte një goditje sigurie përpara festimeve të Vitit të Ri.