633 mijë të vaksinuar në Shqipëri, kaq doza u injektuan në 24 orët e fundit

Fushata e vaksinimit në Shqipëri po vijon me ritme të larta, ndërsa efektet kanë vazhduar të ndjehen, pasi situata epidemiologjike në Shqipëri vlerësohet si e qëndrueshme.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 10,169 vaksinime anti COVID.

Referuar shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 632, 676 vaksinime.

Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor, ndërsa deri në këto momente Shqipëria ka siguruar 760 mijë doza vaksinash.

 

Shtuar 12.05.2021 21:11