6 truke si t’i ktheni këpucët prej lëkure si të reja

Zakonisht blejmë rroba ose këpucë me material lëkure për faktin se janë më të forta dhe nuk prishen lehtë. Por ndonjëherë nuk ka të bëjë me prishjet e pas disa vitesh por me ato të momentit, ku ato mund të gërvishten pa pritur. Nëse ju ndodh diçka e tillë mos u mërzisni, sepse me disa truke të zgjuara mund t’i ktheni në gjendjen fillestare.
Dritare.net sot në këtë artikull do tregojë disa këshilla si ti rregulloni rrobat apo këpucët tuaj nëse ju dëmtohen.

Si t’i ktheni çizmet e grisura në të reja, me pak bojë dhe ngjitës

Aplikoni një ngjitës me majën e kunji dhëmbësh duke e ngjitur me kujdes. Pastaj merrni një leckë të butë dhe shtypni fort në lëkurë për të mbajtur lëkurën në formën e duhur. Mbajeni në vend për 1-2 minuta.

Së fundi, gjeni një bojë lëkure ngjyra e të cilës është identike me ngjyrën e këpucëve tuaja dhe aplikojeni 2-3 shtresa në të.

Dhe mos i përdorni derisa të thahen.

Si të riktheni ngjyrën e çizmeve prej lëkure duke përdorur dyll

Si fillim pastroni çizmet me një furçë. Pastaj aplikoni pak dyll ngjitës në një leckë të pastër pambuku dhe shpërndajeni lehtë mbi këpucët tuaja.

Duke përdorur një tjetër leckë të pastër pambuku, ngjyrosni dyll përsëri për të mbuluar çdo pjesë të zbehtë.

Lëreni për 10-15 minuta, pastaj aplikoni 2 ose 3 shtresa me të njëjtën ngjyrë mbi lëkurë dhe lëreni të thahen.

Si të hiqni gërvishtjet nga lëkura duke përdorur vajin e ullirit:

Vaji i ullirit mund ta bëjë të shkëlqejë lëkurën dhe të duket si e re. Kjo mund të duket jo e zakonshme, por duhet të dini se vaji i ullirit mund të përdoret vetëm në rastet kur lëkura e çizmeve është tharë vërtet shumë. Merrni një leckë të pastër pambuku dhe vendosni pak vaj ulliri në të. Pastaj shpërndajeni lehtë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Lëreni të thahen mirë, nëse do shikoni se gërvishtjet nuk janë zhdukur duhet të bëni sërish të njëjtën gjë me pak pambuk të lyer me vaj ulliri lyeni sërish çizmet pasi të jenë tharë.

Si të hiqni një gërvishtje në lëkurë duke përdorur manikyrin e thonjve
Kur lëkura e këpucëve është lyer çdo ditë me llak, apo bojëra jo të mira që e kanë kthyer lëkurën shumë të fortë, e vetmja mënyrë si ti rregulloni është të përdorni manikyrin e thonjve. Zakonisht lëkurat me shkëlqim kërkojnë shumë kujdes.

Tregoni kujdes duke zgjedhur ngjyrën e njëjtë të manikyrit ashtu siç është dhe lëkura me shkëlqim, në mënyrë që mos bëhet më keq se kaq. Pastaj lëreni të thahen. Ndërsa përsa i përket larjes së përditshme të këtyre këpucëve, duhet të merrni pak ujë të vakët, shtoni dhe larësin, në ujë dhe me një copë të butë pambuku mund t’i pastroni shumë lehtë

Si të pastroni këpucë lëkure duke përdorur pastë dhëmbësh:

Shtrydhni një pastë dhëmbësh në një copë të pastër prej pambuku.

Përhapeni atë në këpucët tuaja dhe shpërndajeni lehtë në të gjithë pjesën e këpucëve. Pastaj pastrojeni me një leckë të pastër dhe do të shikoni ndryshimin.

Si të hiqni njollat nga lëkura duke përdorur uthull
Uthulla është një nga produktet që bën mrekulli, pothuajse në të gjitha rastet kur duam të pastrojmë dicka. Merrni një copë të pastër pambuku lageni me uthull dhe përhapeni në të gjithë pjesën e lëkurës së çizmeve. Lëreni për disa minuta pastaj pastrojeni me një copë të lagur me ujë të pastër. Do shikoni që do bëhen si të reja vetëm në pak minuta.


Shtuar 19.12.2022 20:41