6 muaj pas mbylljes, Franca rihap kafenetë, restorantet dhe qendrat kulturore

Pritjes së gjatë në Francë i erdhi fundit. Pas 6 muajsh nga mbyllja, tani do të happen, baret, restarantet dhe mjediset kulturore.

E mërkura shënon një fazë kryesore në planet e qeverisë për të rihapur gradualisht vendin, që nga tetori i vitit të kaluar ku vendi shkoi në një bllokim të dytë për shkak të Covid-19.

Kafenetë, restorantet dhe baret mund të rihapin tarracat e tyre në natyrë për grupe deri në gjashtë persona, dhe me kapacitet 50%, ndërsa vendet kulturore duke përfshirë teatrot, kinematë dhe muzetë do të rihapen gjithashtu me kapacitet të pjesshëm.

Ora policore e cila ishte deri në 19:00 është zhvendosur në 21:00. Qeveria ka paralajmëruar se, nëse do të ketë rritje të rasteve, masat do të ndryshojnë.


Shtuar 19.05.2021 10:36