6 Marsi, ambasadori britanik: Qytetarët meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë

Sot nisi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit. Ambasadori britanik në Tiranë, përmes një postimin, apelon për një fushatë të drejtë dhe pa intimidime.

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit fillon sot. Kjo është një mundësi për partitë dhe kandidatët që të parashtrojnë programe të qarta politike që u përgjigjen nevojave të qytetarëve në nivel vendor.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një fushatë zgjedhore të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente, pa retorikë të dëmshme apo intimidime, si dhe të bazuar në respekt të ndërsjellë.

Inkurajojmë të gjithë votuesit të marrin pjesë ne zgjedhje dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, thotë ambasadori./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 12:36