4 mijë e 400 kilometra me ferrari në kohë rekord, dy italianët futen në Librin Guinness

Një tjetër histori suksesi është përfshirë në rekordin e “Guinness” për 2021.

Bëhet fjalë për dy protagonistët të cilët janë Fabio Barone dhe bashkëshoferi i tij, Alessandro Tedino.

Ekuipazhi italian, në bordin e një Ferrari F8 “Tributo”, ishte nisur të shtunën më 4 shtator nga “Via dei Fori Imperiali” në Romë me qëllim të mbulimit të 4 400 kilometrave në më pak kohë sesa vlerësohej nga sistemi i hartës dhe navigimit i projektuar nga “Mountain Vieë”.

Me 11 rimbushje të serbatorit përgjatë rrugës, dy italianët kaluan pjesën më të madhe të Evropës pa i tejkaluar kurrë kufijtë e shpejtësisë të vendosur në itinerar dhe ishin në gjendje të lëshonin performancën e Ferrarit të tyre vetëm në autostradat legjendare gjermane.

Udhëtimi u monitorua vazhdimisht nga një ekip prej 40 teknikësh dhe profesionistësh, që ndoqën ekuipazhin drejtpërdrejt në të gjithë aventurën.

“Ideja u frymëzua nga një kompani në vitin 1953, në të cilën katër të rinj të guximshëm në bordin e një Fiat Balilla u larguan nga Roma dhe arritën në Kepin e Veriut duke u kthyer në kryeqytet pas 45 ditësh udhëtimi”, shpjegon Barone.

Pas dy vitesh përpjekje, projetkti në fjalë ja arriti të përfshihej në Librin e Rekordeve.


Shtuar 9.09.2021 16:07