Frutat, përveçse janë plot me vitamina dhe minerale të nevojshme për një trup të shëndetshëm, janë gjithashtu të pasura me fibra (që ndihmojnë në procesin e tretjes) dhe me pak yndyrë dhe kalori.
Por cilat janë frutat që na ndihmojnë të dobësohemi?
Mollët
Mollët dihet se ndihmojnë në rënien në peshë, një fakt që vërtetohet edhe nga studimet shkencore. Mollët janë plot me fibra, një lëndë ushqyese e njohur për të rritur ndjenjën e ngopjes dhe largon urinë. Një mollë e madhe ka 116 kalori dhe 5 g fibra.
Mjedra
Të pasura me fibra, mjedrat nxisin ngopjen, rregullojnë tretjen dhe ofrojnë shumë përfitime shëndetësore. Për vetëm 80 kalori, një filxhan me mjedër siguron 36% të marrjes së rekomanduar ditore të fibrave. Sipas Harvard Health, thjesht ndryshimi i marrjes së fibrave mund të rrisë humbjen e peshës me pesë kilogramë pa ndryshime shtesë në dietë. Një filxhan me mjedra ka 80 kalori dhe 9 g fibra.
Grejpfrut
Gjysma e një grejpfruti ka 60 kalori dhe është mbi 90% ujë. Studimet kanë zbuluar se një përbërës në grejpfrut, i quajtur naringin, mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të nxisë humbjen e peshës. Ju mund ta përfshini grejpfrutin në dietën tuaj të përditshme duke pirë lëngun e tij apo edhe duke e përzier me ujin tuaj. Një grejpfrut me madhësi mesatare ka 82 kalori dhe 2.8 g fibra.
Portokallet
Portokalli është i pasur me fibra dhe ujë dhe ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur duke ofruar, një sasi të madhe të vitaminës C. Hani një portokall të plotë si meze të lehtë, përdorni feta portokalli mandarine në sallata ose përzieni portokallin në një smoothie jeshile. Një portokall me madhësi mesatare ka 62 kalori dhe 3 g fibr