Një 35-vjeçar në Elbasan është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi ka dhunuar të atin 67-vjeçar.
Sipas burimeve, bëhet me dije se i moshuari është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shoqërimin e 35-vjeçarit. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për dhunë në familje./albeu.com/