34-vjeçari ndërroi jetë tragjikisht në llixhat e Elbasanit, vjen reagimi i policisë

Foto ilustruese

Mesnatën e djeshme u raportua lajmi se një 34-vjeçar ështe asfiksuar në ujërat termale të llixhave në Elbasan dhe për pasojë ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se shtetasi Alban Pashollari iu dha ndihma e parë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com