30 diplomatë të tjerë rusë do largohen nga SHBA deri në fund të vitit

30 punonjës të tjerë të misionit diplomatik rus në SHBA do të largohen nga Amerika deri më 1 janar 2023 për shkak të kufizimeve të vizave, tha sot ambasadori rus në Uashington, Anatoly Antonov, raporton TASS.

“Amerikanët vazhdojnë politikën e tyre për të reduktuar numrin e diplomatëve rusë në SHBA. 30 persona të tjerë do të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 1 janar.

Ata duhet të largohen nga Amerika për shkak të kufizimeve të vizave të vendosura nga Departamenti i Shtetit,” tha Antonov, në një intervistë për kanalin televiziv “Rusia-24”


Shtuar 9.12.2022 21:23