Gjilani dhe Drita morën nga një pikë në kryederbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës, i cili përfundoi 0-0.
Ndeshja ishte e baraspeshuar që në fillim. Gjilani ndërmori disa aksione të shpejta, por nuk arriti t’i përfundonte me gol.
Të lidhura
None found
Edhe Drita krijoi raste të rrezikshme, por i mungoi goditja përfundimtare. Pavarësisht mundësive të të dyja skuadrave, rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas këtij barazimi, Drita renditet e treta me 28 pikë, ndërsa Gjilani është një vend më poshtë me 23 pikë.






