3 lukset që “i hëngrën kokën” Adriatik Llallës: Nga lindja e djalit tek shkollimi i vajzës në Gjermani

Gjykata e Posaçëm e Apelit ka zbardhur vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adritik Llalla, i dënuar me 2 vite burg.

Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë që pritet të bëhet nga avokati mbrojtës i Llallës.

Sipas Apelit të Posaçëm ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

 


Shtuar 4.11.2021 11:38