24 vjeçarja u hodh nga ballkoni pas sherrit duke gjetur vdekjen në vend, bashkëshorti lihet në burg

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Alfred Gjinin, bashkëshortin e Anisa Gjinit e cila gjeti vdekjen pasi u hodh nga ballkoni pas një sherri mes tyre.

Gjini akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg nëse gjykata e shpall fajtor.

Ai do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Mbrëmjen e vonë të 6 korrikut, Anisa Gjini u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.
Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit. Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.


Shtuar 9.07.2021 17:55