Foto ilustruese
Një 21-vjeçar është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme në Rrugën e Kombit. Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me anësoren. I riu ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Mirditë /Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në rrugën e Kombit, shtetasi B.B. 21 vjeç, duke udhëtuar me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit shtetasi B.B.i cili ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com